Policia italiane arrestoi 9 persona në Romë, përfshirë dy shqiptarë, gjatë një operacioni kundër një rrjeti të madh trafikimi droge. U sekuestruan sasi të konsiderueshme kokainë, heroinë, hashash, marihuanë, para dhe pajisje paketimi. Rrjeti kontrollonte tregun e drogës në zona të ndryshme të qytetit, duke kërcënuar sigurinë publike.
Posted inKryesore


