Deputetja Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë kritikoi ashpër vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve, duke e quajtur një “tallje” me 791 mijë pensionistë. Sipas saj, rritja prej vetëm 2.5% (490 lekë urbano, 290 lekë rural) është një ofendim në kushte krize dhe inflacioni të lartë, kur pensionistët janë më të varfërit në rajon. Xhixho akuzoi qeverinë për shpërdorim buxheti dhe trajtim diskriminues ndaj pensionistëve.
Posted inKryesore


