Sotir Kllapi ka hyrë në garë për kreun e SPAK, duke u bërë kandidati i pestë zyrtar për këtë post. Ndër të tjerët, kandidaturat i kanë dorëzuar edhe prokurorët Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi. Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon sot, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë përzgjedhjen e kreut të ri, që do të zëvendësojë Altin Dumanin.
Posted inKryesore


