Gazetari italian Nello Trocchia në librin “Invicibili” zbërthen ngritjen e mafies shqiptare, nga kontrabanda në vitet 1990 deri te rrjetet ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikën Latine. Ai dokumenton marrëdhëniet me klanet italiane, ndikimin në politikë e ekonomi, si dhe takimin sekret në Aruba me zyrtarë të lartë shqiptarë. Libri përfshin intervista dhe rrëfen si mafia shqiptare po konsolidon pushtetin global.
Posted inKryesore


