Policia e Tiranës ka vendosur masa sigurie për Konferencën e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025. Do të ketë kufizime qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Gjergj Filipi” dhe pranë hotel “Marriott”, si dhe bllokim trotuari nga hoteli “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Kufizimet vlejnë nga 9 tetori, ora 7:00 deri më 10 tetori, ora 15:00. Policia kërkon shmangien e lëvizjeve të panevojshme.
Posted inKryesore


