Policia e Himarës arrestoi M. B., 33 vjeç nga Elbasani, i kërkuar për vjedhje, mbajtje armësh të ftohta dhe trafik narkotikësh. Ai kreu disa vjedhje në marketin e lagjes “Livadh” duke marrë 800,000 lekë dhe mall me vlerë 1,000,000 lekë. Gjatë kontrollit u sekuestruan cannabis, thikë, doreza dhe veshje, materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës.
Posted inKryesore


