Spartak Joanu, 56 vjeç nga Fieri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Muriqan nga Policia Kufitare gjatë hyrjes në Shqipëri. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, me 16 vjet e 4 muaj burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Interpol Tirana dhe Roma do të kryejnë ekstradimin.
Posted inKryesore


