Pak orë para ndeshjes së rëndësishme mes Serbisë dhe Shqipërisë, Kombëtarja ka nisur udhëtimin nga Niši për në stadiumin e Leskovcit, e shoqëruar nga forca të shumta policore dhe speciale. Sylvinho zgjodhi formacionin 4-3-3, me Strakoshën në portë, mbrojtjen Hysaj, Ajeti, Gjimshiti e Mitaj, dhe sulmin me Uzunin, Brojën e Manajn.
Posted inSport


