Pas fitores ndaj Serbisë, Shqipëria ka 11 pikë pas gjashtë ndeshjesh dhe synon vendin e dytë në Grupin K për kualifikimin në Botërorin 2026. Me dy ndeshje të mbetura, nëse fiton ndaj Andorrës do arrijë 14 pikë, duke pasur luksin të humbasë ndaj Anglisë. Serbia duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të përmirësojë golaverazhin për ta marrë vendin e dytë. Nëse Shqipëria mbyll e dyta, shkon në play-off, ku do luftojë për kualifikim përmes katër grupeve eliminatore, duke përfshirë 12 ekipe nga kualifikueset dhe 4 nga Liga e Kombeve.
Posted inKryesore


