Amar Shkëmbi, i njohur si Dritan Shkëmbi, pritet të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri. Gjykata e Posaçme i ka caktuar “Arrest në burg” për veprat penale përfshirë tentativën e vrasjes së funksionarëve publikë, mbajtje dhe prodhim armësh, si dhe vrasje në kuadër të grupit kriminal. Ai akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Posted inKryesore


