Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar në Kuvend ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë lidhur me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Komisioni do të hetojë sjelljet e zyrtarëve në raport me McGonigal, duke përfshirë edhe kryeministrin Rama, dhe do të propozojë masa ligjore për garantimin e integritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Posted inKryesore


