Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Road”, arrestoi dy persona për grabitje me dhunë në fshatin Marikaj, Vorë, ku një 27-vjeçar u vodh 5300 euro dhe 3 celularë. Një 24-vjeçare u procedua për moskallëzim krimi. Në banesën e një të arrestuari u sekuestruan arma, karikatorë, pranga dhe celularët e vjedhur. Materialet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


