Shtetasi shqiptar A. Sh. alias D. Sh., i dënuar për tentativa vrasjeje, vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe vjedhje, është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri. Ai dyshohet për ngjarjen e 01.11.2019 pranë Shkozës, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë. Ekstradimi u finalizua falë bashkëpunimit ndërkombëtar.
Posted inKryesore


