ARRSH njofton se për shkak të riparimeve në autostradën Tiranë-Durrës, do të ketë bllokime nga ora 23:00 deri në 06:00 në 5 segmente nga Vorë deri te Ura e Dajlanit. Për disa ditë, qarkullimi do të bëhet në rrugë alternative Vorë-Maminas-Katër Rrugët-Shijak-Durrës. Pas përfundimit, punimet vazhdojnë në anën tjetër. ARRSH kërkon mirëkuptim nga përdoruesit.
Posted inKryesore


