Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit ndryshojnë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës për rehabilitimin nga Vora deri te ura e Dajlanit. Nga 14 tetori, nga ora 23:00 deri 06:00, do të ketë bllokime të përkohshme dhe rrugë alternative. Punimet pritet të zgjasin 1-2 ditë për secilin segment, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore.
Posted inKryesore


