Këtë vit, Shqipëria përjetoi zjarre që dogjën 60 mijë ha pyje dhe dëmtuan 207 banesa, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht. Kryeministri Rama premtoi dëmshpërblim të shpejtë, por Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se inventari i dëmeve ende nuk është përmbyllur. Banorët e prekur presin ende kompensimin, ndërsa vonesat kritikohen për mungesë koordinimi dhe neglizhencë administrative.
Posted inKryesore


