Një 42-vjeçar u arrestua në Dibër për kontrabandë mallrash nga Maqedonia e Veriut, ku u kap me fatura të falsifikuara. Në pranga për korrupsion dhe shpërdorim detyre përfundoi edhe një doganier i degës Bllatë, ndërsa një tjetër doganier vihet nën hetim. U sekuestruan mallrat, automjeti dhe paratë. Rasti iu referua Prokurorisë në Dibër.
Posted inKryesore


