Dosja hetimore zbardh ngjarjet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut Roland dhe Ina Xhaxho. Fëmija hyri në anestezi për ndërhyrje në 14 dhëmbë, pavarësisht mungesës së grafisë. Pas procedurës, Brian u nxorr në gjendje të rëndë, më vonë kreu edhe temperaturë të lartë dhe përfundoi në koma, duke ndërruar jetë në spital. Familjarët pretendojnë mungesë komunikimi dhe transparence nga mjekët.
Posted inKryesore


