Policia e Devollit arrestoi në flagrancë dy bashkëshortë, F.S. dhe E.S., për prodhim, kultivim dhe trafikim të 5.8 kg kanabis, gjetur në tokën e tyre në “Lagjja e Fundosur”. Dyshohet se narkotikët do trafikoheshin në Greqi. U sekuestruan edhe dy celularë si prova. Materialet iu kaluar Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


