Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Muriqan, arrestoi një shtetas kolumbian 28-vjeçar të kërkuar ndërkombëtarisht, të dyshuar për trafikim personash dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai rekrutonte kolumbiane me premtimin e punës për 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion. Gjatë operacionit në Durrës u kapën dy femra dhe u sekuestruan telefona si prova. Materialet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


