Sot në Kuvend zhvillohet seancë plenare ku do të shqyrtohet veprimtaria e Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024. Gjithashtu, do të diskutohet projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe miratimi i projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve të Komisionit Rregullator të KQZ-së.
Posted inKryesore


