57 eurodeputetë nga partitë e ndryshme politike, përfshirë Alessandro Zan dhe Cecilia Strada, kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të ndërmarrë masa kundër qeverisë italiane për shkeljet në projektin e qendrave të mbajtjes së emigrantëve në Shqipëri (Gjadër). Ata denoncojnë se ky model shkel ligjin e BE-së, duke krijuar një “zonë gri” jashtë juridiksionit evropian dhe duke cenuar të drejtat e emigrantëve. Komisioni po akuzohet për mungesë veprimi, ndërsa është kërkuar nisja e procedurave të penalizimit.
Posted inKryesore


