Një aksident është regjistruar në aksin “Kavajë – Plepa”, pranë “Mbikalimit të Plepave” në Durrës, ku u përplasën dy makina me drejtues E. B., 61 vjeç, dhe S. P., 65 vjeç. Të dy drejtuesit dhe tre pasagjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore. Policia po heton shkakun dhe rrethanat e aksidentit.
Posted inKryesore


