Në ngjarjen e 5 janarit në Postribë të Shkodrës, Arjon Hasaj organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e Ramazan Matajt, duke e futur në kurth përmes një profile mashtrues në Instagram. Ai pranoi krimin, duke treguar se kishte paguar një vajzë për të bindur viktimën. Motra e autorëve kishte marrëdhënie problematike me viktimën dhe e kishte akuzuar për ngacmim dhe përhapje të materialeve intime. Prokuroria disponon prova të shumta që lidhin Arjon Hasajn me vrasjen.
Posted inKryesore


