Deputeti i PD, Saimir Korreshi, kritikoi në Komisionin e Ligjeve politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin e punonjësve të pushuar padrejtësisht. Ai përmendi institucione si OSHEE, ku SPAK bëri kontrolle, dhe kërkoi përgjegjësi nga kryetarët e bashkive që shmangin ligjet. Pyet me ironi: “Ka mbetur ndonjë demokrat në administratë?”
Posted inKryesore


