Dy tërmete me magnitudë 3,9 dhe 4,0 Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, me epiqendër 16 km në jugperëndim të Çorovodës dhe thellësi 2.5 km. Lëkundjet u ndjenë në Elbasan, Berat dhe Skrapar, zgjatën disa sekonda dhe shkaktuan shqetësim pa dëme materiale apo viktima.
Posted inKryesore


