Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një nënë dhe djali i saj humbën jetën nga asfiksia, shefi i zjarrfikësve, Sadik Halili, raportoi se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja zjarrfikësit gjetën nënën të vdekur brenda, vajzën të vetëdijshme dhe djalin të pavetëdijshëm jashtë, i cili vdiq më pas në spital. Hetimet fokusohen në dy pista, ku në kuzhinë ishte ndezur një sobë me dru dhe u gjetën fije shkrepse të djegura.
Posted inKryesore


