Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Pogradec–Korçë, në Qafë Plloçë, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë”. Një “Benz” mori flakë, por drejtuesi doli në kohë, pa viktima apo të lënduar rëndë. Policia dhe zjarrfikësit shuan zjarrin dhe nisën hetimet për shkakun e aksidentit.
Posted inKryesore


