Specialistët e Krimeve kanë referuar në prokurori Jetmir Llanajn, i arrestuar prej 6 marsit, dhe një 16-vjeçare viktimë e përndjekjes. Llanaj dyshohet se së bashku me një person tjetër ka përndjekur të miturën, e cila është traumatizuar psikologjikisht dhe është vetëdëmtuar. Gjatë marrjes në pyetje, ajo ka goditur një policë. Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit.
Posted inKryesore


