Policia në Lushnje ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy persona, E.K. 46 vjeç dhe M.K. 44 vjeç, për një rast dhune në familje. E.K dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e xhaxhait të tij, M.K, e cila kishte ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


