Qeveria miratoi ndryshime në buxhetin 2025, duke rishikuar parametrat pas analizës 8-mujore. Janë akomoduar 21.8 miliardë lekë për shpenzime, përfshirë 7.97 miliardë për investime në infrastrukturë dhe dixhitalizim. Bonusit të pensionistëve i shtohen 5.9 miliardë lekë, duke arritur gjithsej 9.7 miliardë lekë. Të ardhurat rriten me 12.1 miliardë lekë, ndërsa deficiti buxhetor ulet në 2.4% të PBB-së.
Posted inKryesore


