Një automjet Toyota me drejtues A.ZH 50 vjeç u përmbys në aksin Sarandë–Skërficë pranë fshatit Senicë, Njësia Administrative Vergo, Delvinë. Drejtuesi humbi kontrollin, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Testi i alkoolit rezultoi negativ. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës.
Posted inKryesore


