Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë 5 persona për një rrjet kriminal që trafikonte shqiptarë drejt SHBA-ve për 40-45 mijë dollarë secili. Grupit, të udhëhequr nga Luc Melaj, i provohet kalimi ilegal i paktën 25 personave, përdorimi i dokumenteve false dhe bashkëpunimi me punonjës policie për fshehjen e kalimeve kufitare. Hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


