Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e quajti raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si “vulë përfundimtare të farsës elektorale” të regjimit të Ramës. Sipas tij, raporti dokumenton shkelje të rënda, përfshirë përdorimin e aseteve publike, ndikimin e krimit të organizuar, presione dhe manipulime, duke damkosur Ramën si armik të votës së lirë dhe duke e konsideruar procesin zgjedhor të manipuluar dhe jolegjtim. Blushi kërkoi reagim qytetar për rikthimin e demokracisë dhe integrimin europian.
Posted inKryesore


