Gjinovefa Menalla në Durrës u mashtrua nga agjencia “Dita Real Estate”, që i ofroi apartament me 58 m² brenda, por rezultoi 52 m². Ajo dha 2,800 euro kapar pa kupon tatimor, por kur refuzoi blerjen, i dogjën kaparin. Policia gjeti shkelje, por prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen, duke mos e njohur si mashtrim. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Menalla mori paratë prapë.
Posted inKryesore


