Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot do të ketë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, sidomos në zonat veriore dhe qendrore ku pas mesditës priten reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët deri mesatar. Era do të fryjë nga jug-lindja me shpejtësi 8-16 m/sek, duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë në det. Temperaturat variojnë nga 8-23°C në qytete të ndryshme, me diell, re dhe shi sipas zonave.
Posted inKryesore


