Bashkia Pukë njofton se reshjet intensive kanë shkaktuar mungesë energjie në disa fshatra të Gjegjanit, rrëshqitje dherash dhe gurësh në rrugë, duke bllokuar përkohësisht rrugën Pukë–Fushë-Arrëz. Ekipet janë në terren duke punuar për zgjidhjen e situatës, ndërsa Emergjencat Civile monitorojnë dhe menaxhojnë dëmet. Situata është nën kontroll.
Posted inKryesore


