Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama vetëm për çështjen e përcaktimit të Senatit në Kushtetutë. Ai theksoi se ndryshime të tjera kushtetuese nuk janë të nevojshme dhe se reforma teritoriale mund të zgjidhet pa ndërhyrje kushtetuese. Senati sipas tij do jetë një institucion i dobishëm, që zvogëlon numrin e deputetëve pa rënduar buxhetin.
Posted inKryesore


