Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në Lungomare “Titaniku” rreth orës 17:10. Automjeti tip “Fiat” i drejtuar nga Dukë Muço, 72 vjeç, përplasi dy gra rreth 70 vjeçe në vendkalimin e këmbësorëve, Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj. Të plagosurat u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po vepron në vendngjarje.
Posted inKryesore


