Policia ka zbuluar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë një furgon me 23 armë, përfshirë 5 snajperë, silenciator, municion, uniforma policie dhe pajisje për shpërthime dhe bllokimin e valëve. Në pranga ra Eugert Sina, ndërsa po kërkohen dy persona të tjerë. Materialet iu referuan Prokurorisë për trafikim dhe mbajtje armësh pa leje.
Posted inKryesore


