Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, raportoi në Kuvend veprimtarinë për vitin 2024, duke theksuar se KLP operon me 218 prokurorë nga 341 të planifikuar, pra 123 më pak. Janë kryer 46 vlerësime, verifikime për kandidatë dhe janë evidentuar 57 vakanca të përhershme dhe 39 të përkohshme që do të mbushen gradualisht.
Posted inKryesore


