Gjykata e Beratit la në burg Kristo Memën, 63 vjeç, për vrasjen me thikë të 42-vjeçarit Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në kalanë e Beratit. Mema, që kishte kryer një vrasje tjetër në 1993 dhe ishte larguar në Greqi, u kap i fshehur në një shpellë. Ai pranoi fajin dhe kërkoi falje familjes së viktimës.
Posted inKryesore


