Policia Kufitare në Durrës finalizoi operacionin “Marine”, duke arrestuar 47-vjeçarin që fshehu në kamion 3 persona të shpallur në kërkim, që tentuan të kalonin ilegalisht në Itali. Dy prej tyre u arrestuan, një i tretë u vu në hetim. U sekuestruan kamioni, celularë dhe dokumente; materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


