Policia e Devollit ka shoqëruar tre persona, Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e Ilir Topçiut, i cili ishte në arrest shtëpie. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e njërit prej tyre ku Topçiu është mbajtur dhe dhunuar fizikisht. Policia vijon hetimet dhe pritet të marrë në pyetje të shoqëruarit.
Posted inKryesore


