Një kamion i ngarkuar me çakull ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në një kanal kullues në aksin Lushnjë–Berat, pranë Barbullinjës. Shoferi, i bllokuar në kabinë, u nxorr nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital me plagë të rënda, por ishte i vetëdijshëm. Shkak dyshohet shpërthimi i gomës së përparme. Policia po dokumenton ngjarjen.
Posted inKryesore


