Një mjek imazherist në spitalin e Fierit, Gëzim Taullaj, u arrestua pas një hetimi 4-mujor, pasi merrte para nga pacientët për ekot dhe vizitonte gjatë orarit zyrtar dy klinika private. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. U sekuestruan para dhe valuta në banesën e tij. Materialet iu kaluan Prokurorisë Fier.
Posted inKryesore


