Policia e Devollit ka zbardhur pengmarrjen e 32-vjeçarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë më 30 tetor. Janë arrestuar tre persona, Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, të cilët ndaj tij ushtruan dhunë, e morën me forcë nga banesa ku ishte me “Arrest në shtëpi” dhe e detyruan në një biznes privat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.
Posted inKryesore


