Një 20-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi mbante dhe përdorte uniformën e Policisë së Shtetit pa leje, duke dalë në rrugë i veshur si efektiv policie. Në kontrollin e banesës së tij u sekuestruan dokumente të falsifikuara, armë sportive, uniforma, stema dhe kapele policie. Policia po vijon hetimet dhe materialet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


