Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare. Nano ishte politikan me kulturë të gjerë dhe mendim të vendosur, që synonte një raport të ri midis socializmit, demokracisë, traditës dhe modernitetit, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë politike të vendit.
Posted inKryesore


