Policia e Shtetit ka identifikuar kokainën si droga më të përdorur në Shqipëri, por sasia e sekuestruar në 2024 është shumë më e ulët se vitin e kaluar (17 kg kundrejt mbi 60 kg). Kapjet në kufi janë thuajse zero, ndërsa sekuestrimet kryesore bëhen në Tiranë, ku shpërndarësit operojnë me paketa të vogla. Mungojnë goditjet në magazina apo laboratore.
Posted inKryesore


